Nutricionistja Stavrula Posteci në një lidhje skype në “Zgjiohu me MCN” ka folur lidhur me ushqimet që duhet të konsumojmë gjatë festave të fundvitit dhe për personat të cilët duhet të tregohen pak më të kujdesshëm.
Ajo tha se personat që kanë një trup normal mund t’ja lejojnë vetes 2 ditët e festave të abuzojnë disi me ushqimet sepse gjithçka i kthehet normalitetit më pas, ndërsa theksoi se kujdes duhet të tregojnë personat që janë mbipeshë dhe ata që vuajnë nga sëmundje si diabeti, hipertensione etj.
Që mos të mërzisim dhe njerëzit festat janë për tu festuar kështu që të gjithë duam të shijojmë ushqimet, por dhe të mos abuzojmë. Për personat që kanë një peshë normale dhe ushqehen shëndetshëm nuk është e nevojshme të kujdesen sepse dhe 2 kg që shtojnë sapo të futen në rutinën ditore i heqin sepse janë më shumë lëngje dhe sapo ti kthehen regjimit normal ushqimor do ti humbasin ato 2 kg.
Unë nuk dua të flas për ushqimet më të dëmshme, por dua të them se personat që duhen të kujdesen ata mbi peshe apo me dieta gjatë gjithë vitit normalisht duhet të kujdesen sepse nëse janë munduar ti humbin ato kile gjatë vitit do demoralizohen. Është më mirë të kujdesen duke u ushqyer me sallatë, patate të pjekura, dhe një ushqim proteinik, si mish gjeli, vici apo derri, si dhe sallata pra duhet të kujdesen te porcioni. Këtu nuk flasim për kalori por për sasi, se ajo na dëmton. Pas festave duhet ti kthehemi patjetër dietës ditore.
Festat nuk duhet të zgjasin më shumë se 1-2 ditë. Më shumë ata persona që vuajnë nga diabeti, hipertension, yndyra të larta në gjak se nëse ata abuzojnë për 10 ditë, rrezikojnë. Normalisht dhe pijet alkoolike duhet të jenë të kufizuara, deri në dy gota verë të shoqëruar me ujë dhe ushqim patjetër.
Fëmijëve të vegjël mund tua ndërtojmë ne pjatën dhe mund të gatuajmë pak më shëndetshëm si patatet e furrës dhe jo ato të skuqurat, sallatë ruse të përgatitur në shtëpi, gjelin e detit me pak vaj ulliri dhe nëse e përgatisim ushqimin të shëndetshëm edhe fëmijët mund ta konsumojnë.



