Humbja në zgjedhje/ Milo: E djathta t’i thërrasë mendjes dhe të hyjë në proces rinovimi total

Humbja në zgjedhje/ Milo: E djathta t’i thërrasë mendjes dhe të hyjë në proces rinovimi total

Duke komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 14 majit në MCN Live, ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo tha se e djathta ka nevojë t’i thërrasë mendjes dhe të hyjë në një proces rinovimi total.

Sipas Milos pretendimet e Berishës për manipulim të zgjedhjeve janë deri më tani deklarata politike dhe pa fakte.

Milo tha se opozita duhet të revolucionarizohet në qasjen ndaj zgjedhjeve dhe aftësive të saj për t’u përshtatur në përputhje me zhvillimet.

E njeh shumë mirë situatën kështu që edhe vlerësimet e saj dhe ekipit që kryesohet prej saj janë realiste, objektive. Ajo (Glover) evidentoi ato çka ju i keni diskutuar dhe komentuar shumë herë. Unë do të thoja që s’është se është bërë ndonjë zbulim i ri në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Janë të njëjtat fenomene, shit-blerja e votës ka qenë, votimi familjar ka qenë, ndërhyrja e politikës në procesin zgjedhor, ka qenë dhe vazhdon të jetë. Jam plotësisht dakord që çdo proces zgjedhor në Shqipëri ka të metat e veta, por dua të theksoj se pretendimet për të patur në këto zgjedhje shkelje shumë të rënda, nuk u justifikuan, që ka bërë opozita gjatë fushatës zgjedhore.

Nuk e zgjidhin problemat akuzat për mazhorancën, por çështja qëndron te vet opozita, e cila përsëri dëshmoi përkundrejt pritshmërive të mëdha që ushqeu, se mund të kishte një ndryshim cilësor në pushtetin vendor, dështoi. Opozita duhet t’u kthehet analizave të thella brenda vetes. Të shohë ku i ka gabimet që bëri edhe këtë herë, që mjaft analist i kanë evidentuar. Unë mendoj që ky duhet të jetë shqetësimi kryesor i opozitës. Të fillojë që tani të reflektojë dhe të revolucionarizohet, jo në kuptimin e termit politik, por në qasjen ndaj zgjedhjeve por edhe aftësive të saj për t’u përshtatur në përputhje me zhvillimet. Kam përshtypjen që opozita dëshmoi edhe këtë herë një profil të vjetër të të bërit politikë.

Përfaqësoi një alternativë që s’krijoi bindje, përveçse të rrethi i militantëve të vet. Nuk arriti të shkëpusë atë pjesë të elektoratit shqiptar që priste një alternativë tjetër. Deklaratat e Berishës janë politikë, nuk bëjnë sens në rast se s’ke fakt dhe argumente. Me fjalor të tejkaluar nuk mund të ballafaqohesh më në politikë. Berisha duhet të refeltkojë se çfarë do të bëjë me lëvizjen dhe çfarë do të bëjë e djathta, a do të vazhdojë e përçarë, apo do mendoj për një riorganizim themelor. Unë do të mendoja se tashmë te e djathta duhet të ketë një qilizëm, për ndërtimin e strukturave me elementë të rinj, të pakomrpomentuar, të pakonsumuar që do paraqesin alternativa të reja të të djathtës shqiptare dhe europiane. Ka nevojë e djathta që t’i thërrasë mendjes dhe të hyjë në proces rinovimi total”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy