Australia çon mosmarrëveshjen e verës me Kinën në OBT

Australia çon mosmarrëveshjen e verës me Kinën në OBT

Australia do të paraqesë një ankesë zyrtare në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) pasi Kina vendosi deri në 218% tarifa për verën e saj vitin e kaluar.

Kina thotë se tarifat u rritën për shkak të keqpërdorimit të tregtisë, të cilën Australia e mohon.

Australia thotë se mbetet e hapur për t'u angazhuar direkt me Kinën për të zgjidhur çështjen.

Kina është tregu kryesor për eksportet australiane të verës dhe kantinat e verës thonë se ato janë goditur keq, shkruan BBC.

Vendimi për të çuar mosmarrëveshjen në OBT u mor pas konsultimit të gjerë me prodhuesit e verës, tha qeveria Australiane në një deklaratë.

Kina akuzon Australinë për një praktikë tregtare të quajtur dumping, e cila është e paligjshme në ligjin tregtar ndërkombëtar.

Të dy vendet janë partnerë të rëndësishëm tregtarë por marrëdhëniet diplomatike midis tyre janë përkeqësuar që kur Australia bëri thirrje për një hetim ndërkombëtar për origjinën e Covid-19.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy