Fundoset anija me turistë, dyshime për dhjetëra të vdekur në Japoni

Fundoset anija me turistë, dyshime për dhjetëra të vdekur në Japoni

Dhjetëra persona dyshohet të humbur jetën në ishullin Verior të Japonisë, Hokkaido, pas fundosjes së një anije.  Kontakti me anijen u shkëput rreth orës 13:15 me orën lokale, kur mjeti lundrues nisi të fuste ujë.

Anija “Kazu 1” besohet të ketë qenë në një udhëtim 3 orësh përreth rreth gadishullit Shiretoko.

Zona është një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s dhe udhëtimet me varka janë të njohura për turistët që shpresojnë të dallojnë balenat dhe luanët e detit, si dhe arinjtë kafe në plazhet shkëmbore.

Sipas mediave japoneze, ekuipazhi sinjalizoi se anija po kthehej në një kënd 30 gradë dhe po fillonte të fundosej.

Anije patrulluese dhe avionë policorë e ushtarakë u dërguan menjëherë për të gjetur mjetin lundrues. 

Në operacionin e kërkimit morën pjesë edhe anije peshkimi vendase. Në bord ndodheshin në total 26 persona, dy prej të cilëve ekuipazh dhe dy fëmijë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy