Kryeministrja Giorgia Meloni është shprehur krenare për të dhënat ekonomike të Italisë.

“Ne kemi shkallën më të lartë të punësimit që nga Ekspedita e Të Njëmijtëve dhe shkallën më të ulët të papunësisë që nga dalja e iPhone-it të parë”, tha ajo.
“Të dhënat e fundit të Istat-it për tremujorin e tretë të 2024-ës e kanë konfirmuar këtë prirje dhe na tregojnë se shkalla e punësimit ka arritur në 62.4% dhe se papunësia vijon të bjerë, me një ulje prej 0.6% krahasuar me tremujorin e mëparshëm”, tha kryetarja e qeverisë.
Meloni tha se është “veçanërisht krenare për faktin se, nën qeverinë e parë të udhëhequr nga një grua, shkalla e punësimit të femrave është më e larta ndonjëherë dhe se për herë të parë kemi tejkaluar tavanin e dhjetë milionë grave që punojnë.”



