Ish-zëvendës Ministrja e Arsimit, Nora Malaj në një intervistë për studion e lajmeve të MCN TV tha se ky vit akademik ka nisur ndryshe dhe me shumë problematika.
Përveç vaksinimit me detyrim, rikthimi në Universiteteve sipas Malajt, studentët kanë mungesa të jashtëzakonshme dhe puna duhet të jetë shumë më e madhe për ta rikuperuar këtë. E pyetur për çështjen e vaksinimit, Malaj tha se nuk është kundër, por jo me detyrim, pasi siç shpjegoi ajo studentët janë në një moshë që mund të marrin vendime dhe ti dalin për zot vetë jetës.
Lidhur me arsimin falas, ish-ministrja u shpreh se arsimi është kosto dhe slogani arsim falas duhet menduar mirë.
“Janë mbyllur rreth 34 programe në mësuesi, pas 7 vitesh nuk do kemi mësues të shkencave ekzakte. Sot mësuesi ka shkuar në nivelin më të ulët të standarit të tij, askush nuk do të bëhet mësues”, tha Malaj.
INTERVISTA:
Zonja Malaj, cilat janë problematikat me të cilat janë përballur studentët në këtë fillim viti?
Malaj: Kemi një vit ndryshe që nis pas dy viteve pandemi ku mësimi ishte online. Të gjithë studentët që vijnë në vit të parë kanë mungesa të jashtëzakonshme dhe puna duhet të jetë shumë më e madhe. Të gjithë janë të traumatizuar për garancinë, për situatat ekonomike që i vënë para dilemave të mëdha. Nevoja e vaksinës ka qenë problemi i parë në fillimin e vitit akademik. Një javë para se të niste, u shty nisja e vitit të ri. E dyta, e shtynë duke menduar se duhet të fillojë më vonë për arsye të vaksinimit dhe udhëzimi ra ndesh me atë që kërkonin sepse “unë duhet të zgjedh llojin e vaksinës”. Studentët kanë të drejtë të kërkojnë bërjen e vaksinës por mënyra se si u ofrua ishte me detyrim. Unë jam pro vaksinimit, por jo me detyrim. Studentët mund të vendosin vetë fatin e tyre. Nëse një shtet funksion me 7 standarte, thotë se si mund të më mbrosh kur nuk jam i bindur. Kjo moshë ka dëshirë të bëjë sfidantitn por duan të ndihen të përfillur. Qasja e ministrisë është e gabuar, nuk e bind një student dalja e një ministri, apo vajtja nëpër shtëpia, sepse i krijon idenë që është fushatë elektorale. Ata do të bindeshin nëse do ndërtohej së bashku ky raport dhe koha për ta bërë këtë ishte.
Aktivistë të Lëvizjes për Universitetin kanë në plan një aksion me qëllim për të rrëzuar ligjin për Arsimin e Lartë. A jeni dakord që ai ligj duhet të shfuqizohet?
Malaj: Unë kam qenë në qeveri dhe kam qenë edhe atëherë kundra. Por kam një zakon që atje ku ha bukën nuk e përmbys kupën. Në muajin janar do kemi dhe krizë buke që do ta çojë vendin në depresion. Kjo, jo vetëm për rritjen e çmimeve, por për situatën që ndodhet ekonomia globale dhe mendo ku do shkojnë institucionet e arsimit.
Cili është qëndrimi juaj, a duhet të jetë arsimi publik falas, organizatat studentore tashmë po e parashtrojnë si kërkesë?
Malaj: Arsimi është kosto. Një vend duhet të investojë fort. Janë mbyllur rreth 34 programe në mësuesi, pas 7 vitesh nuk do kemi mësues të shkencave ekzakte. Sot mësuesi ka shkuar në nivelin më të ulët të standartit të tij, askush nuk do të bëhet mësues. Edhe slogani arsim falas duhet menduar mirë.



