Rama: Ashtu siç ia hëngri malet Saliu-Krujës, asnjë sulltan dhe gjithë sulltanët bashkë nuk ia hëngrën

Rama: Ashtu siç ia hëngri malet Saliu-Krujës, asnjë sulltan dhe gjithë sulltanët bashkë nuk ia hëngrën

Gjatë një takimi me banorët e përmbytur në zonën e Krujës, kryeministri Edi Rama u ka premtuar atyre se qyteti do të transformohet shumë shpejt, duke përmendur edhe disa prej investimeve që do të bëhen në këtë zone.

Por kreu i qeverisë hodhi akuza për paraardhësin e tij duke e akuzuar, se atë çfarë Sali Berisha i bëri Krujës nuk ia bëri asnjë sulltan. Rama tha se në 20 e kusur vite Kruja u kthye në një platformë guroresh dhe çimentoje.

“Kruja ka potenciale shumë të mëdha, historike, natyrore dhe patjetër edhe njerëzore. Ajo që është bërë me Krujën është e pashembullt në histori, siç ia hëngri malet Saliu Krujës, asnjë sulltan dhe gjithë sulltanët bashkë nuk ia hëngrën. Malet i gjetën dhe i lanë aty, ndërkohë që një zonë kaq e rëndësishme e historisë jo vetëm të Shqipërisë, në 20 e kusur vitesh u kthye në një platformë guroresh dhe çimentoje. Shumë shpejt do të nisë ndërtimi i rrugës që lidh Thumanën me Krujën, ndërkohë që do të investojmë në zonën historike dhe poshtë këtu në Fushë Krujë”, tha kreu i qeverisë.

Kryeministri Rama tha se brenda këtij viti, të gjithë banorët e prekur nga përmbytjet do të dëmshpërblehen.

“Sot ne jemi këtu për t’u thënë të gjitha familjeve që u përmbytën dhe që pësuan dëme nga 100 mijë lekë të vjetra deri në 6-7 milionë lekë të vjetra jo vetëm që nuk i harruam, por para mbylljes së vitit do t’i dëmshpërblejmë një për një, sepse nuk mund të bëjmë atë që bënë në të shkuarën, ata të cilët lanë një mal me borxhe për sa i përket pikërisht këtyre detyrimeve, borxhe nga katër anët”, theksoi Rama në fjalën e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy