Masa e “arrestit me burg” për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe bashkëpunëtorët e tij Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikolla mbeti e pandryshuar. Beqaj, Kurtulaj dhe Nikolla akuzohen për abuzim me fondet e BE-së. Seanca kishte nisur prej ores 12:30.

Beqaj ka mohuar të gjitha akuzat ndërsa për të shpëtuar nga burgu kërkoi të lërë si garanci pasurore 5 milionë lekë.
Seanca e caktuar për t’u zhvilluar një ditë më parë, u la për këtë të shtunë me kërkesë të vet të akuzuarve të cilët donin të njiheshin me dosjen dhe provat e paraqitura nga SPAK.
Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërkohë mësohet se ish-ministri të ketë mohuar akuzat e ngritura.
Garanci pasurore mësohet të ketë kërkuar edhe Ermal Kurtulaj, që sipas burimeve ka thënë se paratë i ka siguruar nga shitja e makinës.
Pas mohimit të akuzave dhe kërkesës për garancinë, seanca e rivlerësimit u ndërpre për 30 minuta.
Kujtojmë se arrest me burg është vendosur për Ilir Beqajn ish-ministër dhe ish-drejtor i SASPAC, bashkëpunëtorin e tij Ermal Kurtulaj, koordinator i projektit EUSAIR, dhe Alfred Nikollën, drejtori Administrativ i ‘Landways International’. Ndërkohë, arrest shtëpie është caktuar për Elton Marini ortak i shoqërisë private dhe Gazmend Haxhia – Pronari i ‘Landeays International’, por për të nuk është ekzekutuar masa e sigurisë pasi ndodhet jashtë shtetit. Në detyrim me paraqitje janë Bledar Leka e Bjona Zijaj, konsulentë financiarë.
SPAK thotë se nga kontrollet dhe përgjimet ka siguruar prova, për secilin mes tyre edhe një fletore e sekuestruar Ermaul Kurtulajt. Prova vlerësohen edhe dokumentet për restorantin Gzona dhe për një automjet që deklarohen si pasuri të fshehura nga ish-ministri Beqaj.



