Axhami: Kërkesat për makinat elektrike trend në rritje, e synuar më shumë nga persona të arsimuar

Axhami: Kërkesat për makinat elektrike trend në rritje, e synuar më shumë nga persona të arsimuar

Eksperti i Ekonomisë, Mirdaim Axhami në studion e ‘MCN Economy’ duke folur për makinat elektrike deklaroi se aktualisht shifrat në vendin tonë krahasuar me numrin total të mjeteve në qarkullim është një shifër e papërfillshme, 0.4%.

Ai theksoi më tej se në periudhën janar-maj 2022 janë rritur importet për mjetet elektronike, ndërsa theksoi se janë kompanitë ndërkombëtare të parat që kanë blerë mjete elektrike.

Sipas tij së fundmi ka një kërkesë në rritje të mjeteve elektrike, por që për shkak dhe të luftës Rusi-Ukrainë problem mbetet prodhimi i mjeteve.

Siç u pa dhe nga shifrat duket se po të marrim numrin total të makinave elektrike me ato në Shqipëri është 0.4%, vlerë e ulët e papërfillshme. Po të shohim tek importi janar-maj 2022 shohim se ka një rritje importi i këtyre makinave. Por duhet të kemi parasysh se kompania Porch Albania ishte e para kompani që solli 11 makinat e para elektrike për policinë e shtetit si risi në tregun shqiptar.  Të parët që kanë nisur me blerjen e makinave elektrike janë kompani ndërkombëtare që si arsye kryesore kanë pasur dhe politikat kryesore të kompanive mëmë që të mos ndotin mjedisin, por dhe për shkak të kostove që kalimi te makineritë elektrike vë në efiçencë burimet financiare. Është një trend i madh në rritje për përdorimin final.

Më tej ai deklaroi se nga kontakti me Porche Albania ka një rritje me 35% të kërkesës për makinë elektrikë, por që kompanitë ka vështirësi në plotësimin e tyre për shkak të luftës Ukrainë- Rusi sepse prodhuesit po hasin vështirësi për plotësimin e kërkesave

Ajo që vihet re jo të gjithë konsumatorët përshtaten njësoj me një produkt të ri në treg. Përgjithësisht është një 60% që janë të prirur drejt provës, të resë, inovacionit. Kompanitë e mëdha i përdorin mjetet elektrike për punonjësit. Shihet që është një trend në rritje i kërkesës për makina elektrike. Po të shkojmë te profili i konsumatorit janë persona të arsimuar dhe që dinë të bëjnë llogari dhe të prirur drejt të resë dhe kursimit dhe një element është pikërisht për të mos ndotur mjedisin.

Sa i përket sigurimit të makinave elektrike Axhami tha se detyrimi është i njëjtë si për makinat elektrike ashtu dhe ato jo elektrike.

Dallimi bëhet kur flasim për sigurimin kasko, meqenëse në Shqipëri numri i koncensionarëve është i vogël atëherë dhe vlera është e vogël. Ai nuk ka shumë mundësi zgjedhje që të ketë konkurrencë se ku do ta riparojë këtë makinë dhe meqë është një treg monopol i riparimit të makinave elektrike në këto kushte dhe për shkak të tregut të vogël, e kanë të detyrueshme që të përdorin tarifa të tilla sepse riparimi i makinave elektrike është shumë i vogël dhe kompanitë e kanë të detyrueshme riparimin e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy