Shpesh nëpër supermarkete gjendemi në një situatë ku duhet të zgjedhim në disa marka të ndryshme për të njëjtin produkt. Por jo të gjithë e dinë se shumica e markave që jemi mësuar të shohim në raftet e marketeve varen nga 10 kompani mjaft të njohura botërore. Ato janë: PepsiCo, General Mills, Kellogg’s, Associated British Foods, Mondēlez (më parë quhej Kraft Foods), Mars, Danone, Unilever, Coca-Cola dhe Nestle.
Oxfam International ka publikuar një grafik ku tregohen qartë lidhjet e markave të ndryshme me këto 10 kompani.



