Kryeministri Edi Rama deklaron se do të lidhë një marrëveshje të re me FMN-në. Në takimin e fundvitit me mediat, kryeministri deklaroi se Rama: ‘Marrëdhënia me FMN nuk do të ndërpritet. Do të hyjmë në një fazë të re. Programi tjetër do të ketë një natyrë krejt të ndryshme’. Duke folur për ekonominë Rama tha: “Ekonomia e 2016-s është pa asnjë dyshim aspekti më kuptimplotë i një procesi reformash që kanë filluar të çelin rrugën e re në drejtimin e duhur. Kemi një ekonomi që rritet në mënyrë të qëndrueshme. Sipas gjithë parashikimeve do të mbyllet këtë vit me një rritje midis 3.3 dhe 3.5 për qind. jemi larg kufirit të ambicies tonë me një rritje prej 5%. Asnjëherë më parë rritja e rrogave dhe pensioneve nuk është shoqëruar me ulje borxhi, por përkundrazi është bërë me rritje të borxhit”. Lidhur me investimet e huaja, Rama deklaroi se “ky do të jetë viti me volumin më të lartë të investimeve të huaja në Shqipëri në 25 vjet ndryshe nga kukuvajkohet për rënie investimesh të huaja, për vende të tjera në rajon që na tregojnë se sa mbrapa jemi. Jemi në vitin e më të mirë të investimeve të huaja. Meqë na është marrë shembull, Maqedonia është shumë më ulët për vëllimin e investimeve të huaja direkte. Ky është fakt”. Arsyetimeve se rritja e pensioneve dhe dëmshpërblimet po përdoren fushatë Rama iu përgjigj: “Askush nuk dyshon kush i fiton zgjedhjet e ardhshme. Ne nuk kemi arsye të marrim masa për të afruar zgjedhësit me politika elektorale. Është hera e parë në historinë e 25 viteve që qeveria shqiptare nuk përgatit një buxhet elektoral. Është një buxhet që ruan në mënyrë strikte të gjithë parametrat në funksion të ambicies sonë për të ardhmen. Ambicia jonë nuk e ka kufirin në 18 qershorin që vjen por diku më larg. Fakti që dhamë këtë paketë është kuptimplotë jo se janë zgjedhjet por se reformat kanë filluar të japin rezultate’.



