Nje tjeter viktimë me armë zjarri është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në Torovicë të Lezhës, gjatë një tentative për grabitje. Një person ende i paidentifikuar i ka zënë pritë një furgoni që po ndiqte rrugën e përditëshme, për të mbledhur qumështin e bagëtive në zonën e Torovicës, duke qëlluar me armë drejt tyre. 2 personat që udhëtonin me furgon mësohet se janë kushërinj të parë, ndërsa plumbat e autorit kanë kapur pasagjerin Ajet Qokthi 26-vjeç duke i shkatkuar vdekjen e menjëherëshme, ndërsa drejtues i mjetit Agron Qokthi, kushëriri i parë u ka shpëtuar plumbave. Ky rast është i përsëritur pasi po i njëjti furgon është tentuar të grabitet edhe para tre viteve në të njëjtën zonë.



