Debatet për parkun fotovoltaik në Kaninë, Këshilli Bashkiak i Vlorës e heq nga rendi i ditës

Debatet për parkun fotovoltaik në Kaninë, Këshilli Bashkiak i Vlorës e heq nga rendi i ditës

Tensionet për ndërtimin e parkut fotovoltaik në zonën e Kaninës kanë sjellë zhvillime të reja. Këshilli Bashkiak i Vlorës ka vendosur të mos e shqyrtojë projektin për dhënien e 830 hektarëve tokë, duke e hequr nga rendi i ditës.


 

Kryetarja e Këshillit Bashkiak të qytetit, Elpiniqi Mërkuri, njoftoi paraprakisht një ditë më parë, përmes një postimi në rrjete sociale se Bashkia e Vlorës nuk zotëron pronësinë mbi truallin ku parashikohet ndërtimi i parkut. Ky argument u përdor si bazë për të tërhequr projektvendimin.


 

Brenda mbledhjes, zëri i kundërshtimit erdhi kryesisht nga këshilltarët e opozitës. Demokratët Atird Hoxha, Eda Begaj dhe Ermal Arapaj shprehën kundërshtim, jo vetëm ndaj vetë projektit, por edhe mënyrës së trajtimit nga Bashkia, duke ngritur shqetësime për mungesë transparence dhe mungesë konsultimi me komunitetin lokal.


 

Ndërkohë, kreu i Bashkisë, Ermal Dredha, paraqiti një qëndrim të paqartë. Ai deklaroi se projekti nuk nënkupton domosdoshmërisht shfrytëzimin e të gjithë sipërfaqes, duke lënë të hapur mundësinë që një pjesë e zonës të mbetet në funksion të fermerëve. Megjithatë, nuk dha asnjë siguri nëse nisma do të rikthehet për shqyrtim në një moment të dytë.


 

“Nuk dua të them nëse projektvendimi do të vijë sërish në këshill apo jo, por nëse do të jetë brenda kuadrit ligjor, mund të rikthehet. Ne po kërkojmë toka të pashfrytëzuara për investime të tilla në të ardhmen,” tha Dredha.


 

Të gjitha këto zhvillime ndodhin ndërkohë që mbetet e paqartë se si do të pozicionohet Kryeministri Edi Rama, veçanërisht pas tensioneve të fundit me kryetarin e bashkisë së Vlorës, gjatë një aktiviteti të Partisë Socialiste disa javë më parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy