
“Vladimir Putin, është kasap!” Një deklaratë e tillë vjen nga Presidenti amerikan, Joe Biden, gjatë një takimi me refugjatët ukrainas në stadiumin kombëtar në Varshavës, në kuadër të vizitës së tij në Poloni, këtë të shtunë.
Presidenti amerikan shprehu më tej mbështetjen për Poloninë, e cila është përballur me fluksin më të madh të largimeve nga Ukraina, qysh nga nisja e agresionit rus.
“Ne e konsiderojmë nenin 5 të NATO-s si një detyrim të shenjtë”, tha Biden, duke iu referuar asaj pjese të traktatit sipas së cilës një sulm i armatosur, kundër një ose më shumë anëtarëve të Aleancës, do të konsiderohet si një sulm i drejtpërdrejtë ndaj të gjitha palëve.
Po ashtu ai u shpreh i gatshëm për të mirëpritur në SHBA, 100 mijë ukrainas të larguar nga lufta.



