Kuvendi miraton me 106 vota pro ndryshimet kushtetuese- hapjen e pjesshme të listave dhe formulë të re koalicionesh (VIDEO)

Kuvendi miraton me 106 vota pro ndryshimet kushtetuese- hapjen e pjesshme të listave dhe formulë të re koalicionesh (VIDEO)

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot me 106 vota pro dhe 10 kundër, ndryshimet kushtetuese për të prekur rregullat e garës në zgjedhjet e ardhshme.

Ndërsa gjashtë deputetë nuk kanë votuar pasi nuk ishin në sallë, tre prej të cilëve të infektuar me Covid-19. Kundër hapjes së listave votuan 10 deputetët; Artur Roshi, Adriatik Alimadhi, Gjetan Gjetani, Kujtim Gjuzi, Fatjona Dhimitri, Lefter Maliqi, Zef Shtjefni, Suzana Topi, Erjon Piciri dhe Elda Hoti.

Amendimi i nenit 64 dhe 68 të Kushtetutës krijon mundësinë e hapjes së listave, heq nga Kushtetuta koalicionet parazgjedhore si subjekt zgjedhor, si dhe vendos prag kombëtar.

Votimi i sotëm i hap rrugë hapjes së pjesshme të listave dhe një formule të re për koalicionet që do duhet të dalin në zgjedhjet e 2021-shit me një listë unike kandidatësh për deputetë.

Që do të thotë se nëse PD e LSI bashkë me partitë e tjera do bëjnë koalicion bashkë, do të duhet të dalin me një listë të përbashkët emrash kandidatësh.

Kryeministrit Ramës i duheshin 94 vota për Ndryshimet Kushtetuese por duke u dakordësuar me opozitën parlamentare,  mori 106 vota.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy