
Elvin Meka, ekspert ekonomie tha në studion e MCN Economy se tregu duhet të hapet dhe të lejohet që të ketë më shumë konkurrencë pasi pjesa më e madhe e mallrave sillen nga 2-3 grosistë që përcaktojnë çmimet.
Duhet të lejohet të hapet tregu. Duhet të lejohet të ketë më shumë konkurrencë. Pjesa dërrmuese e mallrave në Shqipëri në çdo produkt ofrohet nga 2-3 grosistë. Ka mallra që i fut vetëm një kompani. Në ushqime, 3 janë grosistët e mëdhenj që përcaktojnë çmimet. Po të shohësh çmimet janë njëlloj. Lind probabiliteti që të ketë marrëveshje të fshehta ose dakordësi të heshtura.
Shteti mund të aplikojë një mekanizëm kontrolli, por në kushtet e Shqipërisë ku niveli i korrupsionit është ky që është dhe efikasiteti i këtyre masave nuk është kaq i lehtë.



