
Të dhënat e fundit të publikuara në media se 285 mijë të rinj planifikojnë të largohen nga Shqipëria, ka bërë që Presidenti Ilir Meta të ndajë këtë mëngjes një mesazh shqetësues.
Duke iu referuar këtyre të dhënave, Meta shprehet se ndalimi i shpopullimit të Shqipërisë është sfidë që kërkon reflektim urgjent.
"Ndalimi i shpopullimit të Shqipërisë, sfida më e madhe që kërkon reflektim urgjent!", shkruan Presidenti
Studimi për edukimin e të rinjve vë në dukje se vala e emigracionit ndër të rinj ka nisur rënien në shumë vende të Europës Juglindore, por ai mbetet i lartë në rajonin e Ballkanit dhe sidomos në Shqipëri.



