Mbi 2800 të infektuar me Covid në 24 orë, 6 viktima

Mbi 2800 të infektuar me Covid në 24 orë, 6 viktima

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 8,746 testime, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 2,832 qytetarë, 6 kanë humbur jetën dhe 1,732 të shëruar.

Rastet pozitive janë regjistruar në këto bashki:

1,156 në Tiranë, 183 në Shkodër, 133 në Durrës, 130 në Fier, 107 Vlorë, 96 në Gjirokastër, 90 në Elbasan, 78 në Lushnje, 56 në Pogradec, 54 në Lezhë, 52 në Korçë, 50 në Berat, 47 në Sarandë, 46 në Kamëz, 33 në Vorë, 31 Krujë, 30 në Kurbin, 28 në Tepelenë, Kuçovë, 27 në Mirditë, 24 në Kavajë, 22 në Mallakastër, 21 në Peqin, 20 në Gramsh, 19 në Vau i Dejës, Mat, Patos, 18 në Skrapar, 16 në Kukës, 14 në Pukë, 12 në Malësi e Madhe, Dibër, Memaliaj, Devoll, 11 në Tropojë, Shijak, Belsh, 10 në Libohovë, 9 në Selenicë, Delvinë, Kolonjë, Librazhd, 8 në Fushë-Arrëz, 7 në Dimal, 6 në Divjakë, Himarë, 5 në Has, 4 në Prrenjas, 3 në Rrogozhinë, Rroskovec, Konispol, Permet, Kelcyrë, 2 në Dropull, Maliq, 1 në Bulqizë, Klos, Cërrik.

Janë 22,022 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 130 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka gjashtë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Dy qytetarë nga Tirana 59 dhe 90 vjeç, një qytetar 69 vjeç nga Konispoli, një qytetar nga Burreli 71 vjeçe, një qytetar nga Rrogozhinë 75 vjeç, një qytetar nga Tepelena 81 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 1,732 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 211,187 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (18 Janar 2022)

Raste të reja ditore     2,832

Të shëruar në 24 orë   1,732

Të shtruar në spitale    130

Humbje jete në 24 orë  6

Testime ditore         8,746

Testime totale       1,589,635

Raste pozitive         236,486

Raste të shëruara      211,187

Raste Aktive           22,022

Humbje jete             3,277

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë      10,566

Fier         1,700

Elbasan     1,633

Durrës      1,565

Shkodër     1,442

Vlorë        1,329

Gjirokastër    996

Lezhë        800

Berat         764

Korçë         784

Dibër         233

Kukës         210

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy