Dështon nisja e satelitit spiun të Koresë së Veriut

Dështon nisja e satelitit spiun të Koresë së Veriut

Lëshimi i parë i satelitit spiun të Koresë së Veriut ka dështuar sipas mediave të vendit, duke premtuar se do të nisë një tjetër së shpejti.

Lëshimi shkaktoi paralajmërime emergjente në ishullin jugor japonez të Okinaëa dhe në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul, ku qyteti lëshoi ​ një paralajmërim për evakuimin.

Në deklaratën e bërë publike nga Agjencia Qendrore e Lajmeve të Koresë së Veriut (KCNA), Ri Pyong Chol, zëvëndës kryetar i Komisionit Qendror Ushatarak të Partisë së Punëtorëve në pushtet, denoncoi stërvitjet e përbashkëta ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut duke i cilësuar si dëshmi të qarta “të ambicies së tyre të papërgjegjshme për agresion”.

Gjatë muajve të fundit, Uashingtoni dhe Seuli kanë kryer një seri stërvitjesh të përbashkëta ushtarake, përfshirë dhe atë të javës së shkuar, që ata e cilësuan si stërvitjen më të madhe të përbashkët me municion të vërtetë, mbas pakësimit të numrit të stërvitjeve për shkak të kufizimeve të Covid-19 dhe shpresave lidhur me përpjekjet diplomatike me Korenë e Veriut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy