Mediat serbe: Nëse Kosova hyn  në Interpol, gjenerali Dikoviç i pari në listë për t’u arrestuar (VIDEO)

Mediat serbe: Nëse Kosova hyn në Interpol, gjenerali Dikoviç i pari në listë për t’u arrestuar (VIDEO)

Nëse INTERPOL do të pranojë në organizatën e saj Kosovën, atëherë i pari që do të jetë në listën e personave ndaj të cilëve do të lëshojë urdhërarrest Kosova, do të gjendet ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, gjenerali Lubisha Dikoviç.

Mediat serbe duke iu referuar burimeve diplomatike në Kosovë shkruajnë se emri i gjeneralit Dikoviç është përmendur edhe më parë, kështu citon gazeta beogradase “Blic”.

Sipas gazetës, Dikoviç ngarkohet me përgjegjësi për krimet e kryera gjatë luftës në zonën e përgjegjësisë së Brigadës 37 të motorizuar, e cila atëherë ishte nën komandën e gjeneralit Dikoviç. Po ashtu, në listën e personave ndaj të cilëve do të ngritet urdhë-rarrest nga INTERPOL-i do të jenë edhe zyrtarë policorë të niveleve më të ulëta, por jo vetëm ata.

“Autoritetet e Prishtinës synojnë të ndjekin edhe civilët serbë, për të cilët pohojnë se kanë marrë pjesë në njësitë paraushtarake. Dyshohet se të paktën 50 serbë në këtë bazë mund të gjenden në listën e atyre për të cilët do të lëshohet urdhërarrest ndërkombëtar”, shkruan  gazeta “Blic”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy