Lideri i opozitës shqiptare, ish-kryeministri Sali Berisha, ka humbur gjyqin në Apel në lidhje me shpalljen “non grata” në Britaninë e Madhe, raporton “Reuters”.

Berisha apeloi kundër vendimit në Komisionin Special të Apelimit të Emigracionit (SIAC) në Londër në mars 2024, me pretendimin që “ndalimi nga Britania e Madhe u bë në bazë të pohimeve të rreme të paprovuara”.
Vendimi i Britanisë për të ndaluar Berishën “non grata” erdhi një vit pasi ai u shpall “non grata” nga SHBA.



