MSH: Asnjë humbje jete nga Covid, 53 raste të reja në 24 orët e fundit

MSH: Asnjë humbje jete nga Covid, 53 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit në Shqipëri, ku nuk ka asnjë jetë të humbur nga Covid-19, ndërsa janë regjistruar 53 raste të reja.

Aktualisht janë 368 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Në spitalin Covid 3 po marrin trajtim 9 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar

 

NJOFTIMI

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1045 testime, 53 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 56 të shëruar në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1,045 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 53 qytetarë, në këto bashki:
27 në Tiranë, 5 në Shkodër, Vlorë, 3 në Fier, 2 në Gjirokastër, Poliçan, 1 në Vorë, Lushnje, Selenicë, Delvinë, Sarandë, Memaliaj, Berat, Elbasan, Gramsh.
Janë 368 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 9 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit  nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 56 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,566 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (15 Prill 2022)

Raste të reja ditore          53
Të shëruar në 24 orë       56
Të shtruar në spitale         9
Humbje jete në 24 orë      0
Testime ditore                 1,045

Testime totale               1,791,315
Raste pozitive                   274,429
Raste të shëruara            270,566
Raste Aktive                         368
Humbje jete                        3,495

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           211
Vlorë               35
Fier                  22
Korçë              21
Elbasan          19
Gjirokastër     18
Berat               18
Shkodër          14
Durrës              8
Kukës               2

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy