Gazetari Besmir Pula tha në studion e MCN Live ditën e djeshme Dumani me anë të dëshmisë së tij ka zbuluar detaje të tjera në lidhje me disa vrasje.
Ajo që ishte bombë në deklaratën e Nuredin Dumani është se ai kishte paguar 40 mijë euro për të dalë nga burgu, sipas raportit që kishte marrë nga mjeku ligjor, që sipas Dumanit është dhe dhëndri i vëllait të ish-ministrit të Drejtësisë të asaj kohe, Nasip Naço. Pasi doli në media dhe dëshmia e Dumanit dhe pretendimi Dumanit, reagoi dhe Naço që u shpreh se distancohet dhe ftoi SPAK të kryente hetime të thelluara. Dhe tha se kurrë nuk kishte dhënë leje për Nuredin Dumanin.
SPAK ka në dorë indicie të mira për të çuar tek prova të tjera, dhe nëse kryqëzohen këto dëshmi dhe prova të tjerë, mund të jetë dhe persona të tjera. Dumani ka nxjerrë detaje të tjera i përket vrasjeve. Dumani është shprehur se Erion Alibej i ka dhënë një listë me 10 persona dhe i kërkonte t’i ekzekutonte



