Italia rekord rastesh me COVID në 24 orët e fundit, shkon në gati 40. 000 numri i viktimave

Italia rekord rastesh me COVID në 24 orët e fundit, shkon në gati 40. 000 numri i viktimave

Rritja e rasteve me koronavirus brenda 24 orëve vijon të mos ndalet në Itali. Autoritetet shëndetësore atje kanë konfirmuar sot se janë shënuar 30 550 raste të reja nga 211 831 tamponë të kryer. Një shifër rekord që prej kur ka nisur vala e dytë.

Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shënuar edhe 352 viktima, 1 më pak se të mërkurën, por që e çojnë numrin e atyre që kanë ndërruar jetë në gati 40 mijë, ekzaktësisht 39 764. Sakaq, të shtruarit në spitale janë shtuar me 1 002 më shumë se një ditë më parë, 67 në terapi intensive.

Në total, të shtuarit në terapi intensive janë 2 292 persona. Rajoni më i goditur mbetet Lombardia me 7 758 raste të reja, më pas Campania me 4 181 dhe Piemonte 3 577. Sipas të dhënave, rreth 10% i tamponëve rezulton pozitiv, një e dhënë jo e mirë sipas ekspertëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy