Për shkak të koronavirusit që goditi kompani të shumta, edhe prodhimi i iPhone 12 është prekur. Nikkei raportoi se kompania kaliforniane po bën presion mbi furnitorët që të përpiqen të zvogëlojnë vonesën.
Edhe pse u tha se iPhone 12 do të dalë në treg në vitin 2021, duket se gjërat kanë ndryshuar dhe flitet që modeli i ri të jetë gati në vjeshtën e këtij viti.
Modeli i ri do të shoqërohet nga katër versione me lidhje 5G.
Thuhet se në muajt e fundit, do të ketë një model 5.4 inç të iPhone 12, dy 6.1 inç dhe një 6.7 inç. Sipas analistit Ming Chi-Kuo, prodhimi masiv i tre modeleve të para pritet të fillojë në shtator, ndërsa për smartphone më të madh ai do të mendon se do të jetë gati në tetor për shkak të një dizajni më të ndërlikuar.
Për ekspertin, kufjet dhe ngarkuesi mund të zhduken nga paketa, nga njëra anë për të lehtësuar kostot, nga ana tjetër që të shtyjnë shitjet e AirPods.



