
Kriza në Ukrainë dhe situata e sigurisë në Bosnjë e Hercegovinë janë dy nga çështjet që do të diskutohen sot në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel.
Kriza në Ukrainë pritet të jetë kryefjala e diskutimeve të ministrave të BE-së, ku në tryezë pritet të jetë edhe ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba.
Një tjetër çështje e nxehtë do të jetë situata në Bosnjë, ku nacionalistët kroatë kanë paralajmëruar se do të formojnë rajonin e tyre.
Borrell tha se situata në Bosnjë është më shqetësuese se kurrë, ku vendi është ndarë në Federatën boshnjake-kroate dhe Republikën Sërpska.
“Situata në Bosnjë është më shqetësuese se kurrë. Asnjëherë lehtë, por prirjet devijuese tani janë vërtet shumë shqetësuese”, tha Borrell.



