Vite më parë, ai ka qenë një nga meshkujt më seksi të Hollivudit. Me një karrierë të gjatë si aktor dhe boksier, Mickey Rourke mbahet mend sidomos për rolin kryesor në trillerin erotik të viteve ’90, “9 javë e gjysmë”.
Ai u fotografua të shtunën në rrugët e Beverli Hillsit veshur me një palë pantallona ushtarake dhe një bluzë të ngushtë.
Megjithëse në formë të mirë fizike, fytyra e 64-vjeçarit nuk ka pothuajse asgjë nga ajo e djaloshit John Gray në filmin ikonë.



