Qëllohet me armë drejt një makine në ecje në Laç/ Në kërkim babai dhe dy djemtë

Qëllohet me armë drejt një makine në ecje në Laç/ Në kërkim babai dhe dy djemtë

Të shtëna me armë drejt një makine në ecje e sipër, janë shënuar mbrëmjen e sotme në Laç, ndërkohë që tre persona janë shpallur në kërkim.

 

Ngjarja u shënua rreth orës 18:55, në afërsi të hyrjes së qytetit të Laçit, ku në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte shtetasi M. N.

 

Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar. Ndërkohë nga veprimet hetimore janë identifikuar autorët e dyshuar shtetasi Pren Gjoka, dhe dy djemtë e tij, Henrik Gjoka, dhe Paris Gjoka, njëri prej tyre dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit, ndërsa vijojnë kontrollet për kapjen e tyre.

 

Grupi hetimor e po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy