14 janari, Dita e modës për kafshët shtëpiake/ Panelistet diskutojnë: Kujdesi për look-un, nevojë apo çmenduri?

14 janari, Dita e modës për kafshët shtëpiake/ Panelistet diskutojnë: Kujdesi për look-un, nevojë apo çmenduri?

Të kujdesesh për pamjen e kafshëve shtëpiake: nevojë apo çmenduri? Kjo ishte tema që u diskutua në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ku të ftuara ishin pronare qensh dhe një veterinere.

Në panel morën pjesë Mimoza Balla, shefe kuzhine dhe pronare e qenit Riki, Ilda Tafilica, stomatologe dhe pronare e qenushit Mocha, si dhe veterinerja Ornela Mebelli.

Të ftuarat theksuan se kujdesi ndaj kafshëve shtëpiake është i rëndësishëm, pasi ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien dhe gjendjen e tyre emocionale, duke i bërë të ndihen më rehat dhe më të lumtura.

Ilda Tafilica: 

Mocha është një qenush poodle, tre vjeç, të cilin e ka marrë rreth dy muaj më parë. 

Për shkak të angazhimit tim profesional si stomatologe, nuk isha e fokusuar më herët në mbajtjen e një kafshe shtëpiake.

E kombinoj në veshje dhe aksesorë. Kam një sirtar të madh ku i mbaj rrobat dhe sendet e tij sipas stinës. E qeth një herë në 5–6 javë.

 Xhaketa kushton rreth 40 mijë lekë dhe e mban ngrohtë. 

Mimoza Balla: 

Qeni im Riki, ka mbushur 19 vjeç në shtator. Fillimisht kemi pasur mace, por për të mos e lënë vetëm, vendosen të marrim edhe një qen.

Djali im e solli Rikin në shtëpi. Që në momentin e parë u dashurova me të dhe që atëherë nuk jemi ndarë më. 

Mundohem te kujdesem për veshjen e tij, sepse e mban mirë.

Veterinerja Ornela Mebelli theksoi se interesimi i pronarëve për kafshët shtëpiake, veçanërisht për qentë, është në rritje.

Pronarët që i mbajnë kafshët brenda shtëpisë investojnë më shumë në veshje dhe aksesorë krahasuar me ata që i mbajnë jashtë.

Pronarët investojnë gjithnjë e më shumë për të plotësuar nevojat, dëshirat dhe ‘tekat’ e kafshëve të tyre. 

Ata kujdesen edhe për higjienën orale dhe mirëqenien e përgjithshme, duke i përkëdhelur dhe trajtuar si pjesë të familjes. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy