
Gjakmarrja mbetet një fenomen shqetësues, veçanërisht në Qarkun e Lezhës, ku janë 36 familje të ngujuara që jetojnë nën frikën e hakmarrjes. Sipas pajtuesit të gjaqeve, Pjetër Gjoka, mungesa e funksionimit të drejtësisë ka bërë që norma të vjetra të Kanuni të vijojnë të zbatohen, duke nxitur kështu vazhdimin e ciklit të vrasjeve mes familjeve.



