Kina rrëzoi Japoninë si eksportuesi kryesor i automobilave në botë vitin e kaluar.
Sipas Shoqatës së Prodhuesve të Automjeteve Japoneze (Jama), prodhuesit japonezë eksportuan 4.42 milionë makina, kamionë dhe autobusë në vitin 2023.
Ndërsa sipas Shoqatës Kineze të Prodhuesve të Automobilave, prodhuesit kinezë eksportuan 4.91 milionë njësi vitin e kaluar.
Marrja e këtij titulli nga Kina kishte disa muaj që pritej. Japonia ishte eksportuesi më i madh i automobilave në botë që nga viti 2017.
Megjithatë, rëndësia e këtij ndryshimi duhet të vihet në perspektivë, sepse prodhuesit japonezë prodhojnë dy herë më shumë automjete në fabrikat e tyre jashtë vendit (17 milionë njësi në 2022) sesa në arkipelagun japonez.
Prodhuesit kinezë kanë ende pak fabrika jashtë vendit.



