
Gladiola Dona, eksperte turizmi, e ftuar në “MCn economy”, teksa analizoi se cilat janë avantazhet kryesore të kulinarisë në vend, u shpreh se kulinaria shqiptare ka ecur shumë.
Sipas saj, tashmë kulinaria shqiptare është tregues se ajo po tërheq klientë nga mbarë bota.
Një nga avantazhet konkurruese të hoteleri-turizmit është ushqimi. Nëse ka një fushë ku ne kemi ecur shpejt është pikërisht kulinaria. Ne themi shërbimi, akomodimi, por kulinaria na ka marrë, si një vlerë e shtuar që tërheq klientë gjithandej, që nga ata që konsumojnë street food që nga ata që konsumojnë ehe atë kulinari të nivelit të lartë. Mua më vjen keq ta përmend sepse do doja që çmimi të jetë më i lartë se si pjesë e turizmit, ne duam sigurisht të japim më të mirën, pore dhe të shesim lartë, të kemi më shumë përfitime, por pastaj kjo do të prek edhe konsumatorin vendas, ne edhe duam të shesim lartë, por edhe shqiptarët do të hanë, është thikë me dy presa, por e mira do të ishte që edhe ushqimi të merrte atë vlerë monetare që ofron.
Ekspertja e turizmit, vlerëson se në këtë kuadër kulinaria shqiptare po konkurron bindshëm me kulinarinë greke e italiane.
Sipas saj, në dhjetë vitet e fundit kulinaria në Shqipëri ka ndryshuar trendet e saj.
Ne mund të konkurrojmë me Greqinë e Italinë shumë mirë, nuk diskutohet me Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë. Ne konkurrojmë fare mirë me Greqinë e Italinë sepse ka një ofertë kulinare të diversifikuar., që nga street food, tradicionale e sjella në stilin gurme, ose të sjella siç kanë qenë tradicionale kuzhina italiane, mediterane janë të gjitha në paletën e asaj që ofron në kulinarinë tonë.
Deri para pak vitesh ishim shume të orientuar drejtë kuzhinës italiane dhe asaj greke, se na përshtatet i shkon shumë shijes tonë, por tani ka hyrë shume ushqimi aziatik, ka hyrë shumë sushi, që është trend për momentin, kështu që ka ndryshuar trendi këto dhjetë vitet e fundit. Do dëshiroja të ndryshoj trendi edhe te verat sepse ne pimë shumë verë italiane, ndërkohë që bota e verës është shumë e madhe, ndërkohë që kemi mbetu ende te vera italiane që këtu kap 80% të tregut.
Dona, tha se Shqipëria po kthehet tashmë në një destinacion turistik për ushqimin.
Shqipëria po kthehet në destinacion turistik për ushqimin. Të paktë janë ata njerëz që vijnë njëherë dhe shohin Tiranën, shohin qytetet tjera, kulturën, kthehen sidomos për ushqimin.
Ka shumë njerëz që thonë kishim dëgjuar për ushqimin , pra është absolutisht një vlerë e shtuar, një avantazh konkurrues qe ne e kemi në rajon, mos them edhe në Evropë që duhet ta përdorim dhe ta çojmë më përpara.



