Studimi zbulon “armën sekrete” që fsheh sistemi imunitar

Studimi zbulon “armën sekrete” që fsheh sistemi imunitar

Sistemi imunitar i secilit prej nesh ka një “armë sekrete”. Janë antitrupat që ndodh të sulmojnë edhe vetë organizmin të cilit i përkasin. Shpesh të cilësuara si “fajtore” për sëmundjet autoimune si skleroza e shumëfishtë dhe artriti reumatoid, ato janë rivlerësuar si resurse ekstreme të sistemit imunitar kur dështojnë mbrojtësit e tjerë. Ky është rezultati i një studimi të publikuar në revistën “Sciene”.  

Studimi është kryer nga instituti australian “Garvan”.

Në kushte nomrale, antitrupat që lidhen me sëmundjet autoimune “vihen në gjumë” nga sistemi imunitar, i cili i “zgjon” vetëm në raste të veçanta.

Studiuesit thonë se ky zbulim ndryshon qasjen ndaj sistemit imunitar dhe funksionimit të tij. Deri më sot është besuar se antitrupat e dëmshëm eliminoheshin, porn ë fakt secili prej tyre është i çmuar kur është fjala për të luftuar një aggression të jashtëm, si p.sh. sëmundjet e ndryshme.

Mënyra sesi funksionon në të vërtetë sistemi imunitar u zbulua nga një test i kryer me minjtë. Rezultatet treguan se antitrupat e përdorur si arma finale vendosen përkundër mikroorganizmave që kanë një aftësi të veçantë për t’u “maskuar” si virusi i HIV, i cili shkakton AIDS.   

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy