Holanda ka marrë një fitore të vuajtur, teksa ka mposhtur me rezultatin 3-2 Ukrainën. Ajo në Amsterdam, ishte një ndeshje me të vërtetë spekatkolare, ku pjesa e dytë ishte e “çmendur” teksa u shënuan plot 5 gola.
Fillimisht ishte Wijnaldum që kaloi Holandën në avantazh në minutën e 52-të, ndërsa 7 minuta më vonë Weghorst dyfishoi shifrat. Pavarësisht kësaj, ukrainasit nuk u dorëzuan dhe ia dolën të barazojnë shifrat, falë golave të Yarmolenko në minutën e 75-të dhe Yaremchuk në minutën e 79-të.
Ishte Dumfries, i cili pas një krosimi perfekt nga Ake në minutën e 85-të, gjuajti bukur me kokë dhe e ndali topin në fundin e rrjetës, duke i dhënë kështu fitoren Holandës, që kryeson grupin C në Euro 2020, së bashku me Austrinë me nga 3 pikë.



