Avokati Edi Qehaja thotë se në rast se gjatë bashkëjetesës nuk e kanë përcaktuar në marrëveshjen paraprake në vendosjen e pasurisë, secili duhet ta provojë para gjykatës, formimin e pasurisë.
Nga studio e “MCN Informacion”, deklaroi se viteve të fundit është zgjeruar praktikimi i kësaj forme jetese.
Rregullimi te noteri i pasojave është shumë herë më i vogël. Po praktikohet, ka ardhur duke u zhvilluar kjo formë, ku secili njeh bashkëjetuesin tjetrin.
Shërben si një lloj para martese për të parë si po funksionon.
Çështja e pasurisë është një çështje që has më shumë problematika gjatë zgjidhjes së bashkëjetesës, pasi duhet provuar çdo kontribut i siguruar gjatë bashkëjetesës.
Ndryshe do të ishte situata nëse do të kishin bërë marrëveshje para bashkëjetesës.



