Të shtëna me armë në një shkollë fillore në Teksas, 21 të vrarë

Të shtëna me armë në një shkollë fillore në Teksas, 21 të vrarë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës pësan një tronditje të madhe, si pasojë e një masakre në një shkollë fillore në Uvalde të Texas.

19 fëmijë dhe dy mësues mbetën të vrarë me gjakftohtësi nga një djalë 18-vjeçar, Salvador Ramos.

Presidenti amerikan Joe Biden, në një mesazh drejtuar qytetarëve kërkon të ndërhyhet lidhur me përdorimin e armëve.

Mund dhe duhet të bëjmë më shumë. Është momenti për ta kthyer dhimbjen në veprim.

18-vjeçari Di Ramos ishte nxënës në lice dhe pak para tragjedisë kishte bërë një postim në Instagram si formë paralajmërimi ku shkruante, “jam duke...”.

Po ashtu në profilin e tij kishte postuar selfie me fotografi armësh, ndërsa nuk dihet nëse janë të njëjtat armë të përdorura për tragjedinë. Ajo që u mësua është se i riu për ditëlindjen e tij të 18-të kishte blerë dy pushkë.

Tragjedia ndodhi dy ditë para përfundimit të vitit shkollor, në një zonë me dominim hispanikësh.

Policia tha se Ramos u vra, i qëlluar nga efektivët, pasi ai u largua nga vendi i ngjarjes dhe përplasi makinën e tij pranë shkollës. Motivi nuk ishte i qartë menjëherë dhe besohet se ai ka vepruar i vetëm.

Gutierrez tha se i dyshuari qëlloi gjyshen e tij në shtëpinë e saj në mëngjes. Ajo besohet të jetë në gjendje kritike në spital.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy