Një kompani fasone në Berat e ka ndërprerë aktivitetin nga frika e Kovid 19. Njëra prej punonjëseve të kësaj kompanie Aurora Doko thotë se do të paguhet vetëm me gjysmën e rrogës mujore, që është krejt e pamjaftueshme për familjen e saj. Edhe bashkëshorti i Aurorës, e ka ndërprerë aktivitetin e bujqësisë.



