Numërimi drejt përfundimit, Dyrnjaja: Problemet e procesit nuk e shpëtojnë opozitën

Numërimi drejt përfundimit, Dyrnjaja: Problemet e procesit nuk e shpëtojnë opozitën

Gazetari Denis Dyrnjaja në studion e lajmeve në MCN deklaroi se problemet e procesit zgjedhor nuk e shpëtojnë dot opozitën. Ai tha se pjesëmarrja ishte mjaft e ulët, dhe se ky refuzim i qytetarëve për të votuar ishte në favor të fitores së maxhorancës. Sipas tij, detyrë e opozitës ishte që të bënte për vete elektoratin gri por mesa duket këtë detyrë nuk arriti ta kryente dot.

Kemi një qëndrim që ka mbajtur Berisha në konferencat, edhe sot pati një konferencë dhe nuk pranoi të pyetet po merret problemet e procesit dhe do të tregoj se nuk është humbja e opozitës, por humbja e procesit zgjedhor, por përtej kësaj dhe sikur ta marrim të mirëqenë faktin se Rama kontrollon të gjithë procesin nuk e shpëton kjo popullin opozitar. Në këtë mënyrë duke ulur kokën si struci dhe prapanicën jashtë zor se mund të krijohet një alibi. Do të ishte më e frytshme ku s’kemi ende se sa është marzhi i njerëzve që s’ka votuar por që besoj se është në rritje, jemi diku te 35-37 %, gjithsesi me çfarë kam komunikuar kam kuptuar se për një arsye apo një tjetër shumë kanë zgjedhur që mos ti drejtohen kutive të votimit, unë dua ta shoh si një mënyrë rebeluese dhe të ngreh njëlloj alarmi dhe në këtë rast përfitimi është i maxhorancës, dhe një votë refuzuese për ofertën që e bën opozita dhe detyrë e kësaj është që këtë fashë ta bëj për vete dhe ajo se ka bërë.

Në vijim ai tha se interesat e Berishës me SHBA-në janë personale.

Këtë herë komplikimi i interesave të tij politike që lidhet me interesin e tij personal me SHBA, është përzierë shumë keq me interesat me popullin opozitar. Lufta e Berishës me SHBA nuk është lufta jonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy