Gjendja në varrezat e Sharrës dhe Tufinës po shqetëson familjarët të cilët përballen me mungesë mirëmbajtjeje dhe vështirësi në gjetjen e parcelave, duke u detyruar të kujdesen vetë për varret. Anëtarja e këshillit bashkiak Mirela Ruko, kërkon zgjidhje të menjëhershme, transparencë nga Bashkia Tiranë dhe propozon ndërtimin e një varreze të re sipas standardeve.



