Ish-gruaja e Jeff Bezos, Mackenzie Scott dhuroi 1.7 miliard dollarë për bamirësi gjatë vitit të kaluar, para të përfituara nga divorci me CEO-n e Amazon.
Këto donacione i janë dhënë grupeve jofitmprurëse që mbështesin komunitetin LGBTQ, barazinë gjinore, si dhe ata që luftojnë kundër ndryshimit të klimës dhe pabarazisë.
"Vitin e kaluar unë u zotova të jap pjesën më të madhe të pasurisë time për shoqërinë që ndihmoi në krijimin e saj. Si shumë unë pashë gjysmën e parë të vitit 2020 me një përzierje agonie dhe tmerri. Në jetë gjithmonë do të ekzistojnë padrejtësitë. Ajo që më mbush me shpresë është mendimi se çfarë mund të ndodhë nëse secili prej nesh fillon të reflektojë për atë që mund të ofrojë ", thotë Scott për Medium.



