Turqia, 27 miliardë dollarë për refugjatët sirianë

Turqia, 27 miliardë dollarë për refugjatët sirianë

Turqia po planifikon një projekt me vlerë 27 miliardë dollarë, për të ndërtuar një kamp në verilindje të Sirisë, i cili do të zgjidhë problemin e 1 milionë refugjatëve sirianë. Ky lajm u bë i ditur nga presidenti i Turqisë Taip Erdogan në një fjalim të mbajtur në Asamblenë e Përgjithshmë të Shteteve të Bashkuara. Zona ku do tw realizohet projekti pwr strehimin e refugjatwve, e quajtur ndryshe “zonë e sigurtë”, supozohet të jetë rreth 400 km distancë mes kufirit turk e Sirisë Verilindore.

Dy aleatët e Nato-s, kanë filluar patrullimet e përbashkëta ajrore dhe tokësore, por Turqia thotë se Shtetet e Bashkuara po lëvizin shumë ngadalë dhe se mund të veprojë në mënyrë të njëanshme, ndaj Turqia do vlerësojë se çfarë hapash do ndërmarrë. Nga ana tjetër Bashkimi Europian ka premtuar 6 miliardë euro për të ndihmuar shtetin turk, në ndërtimin e këtij projekti për strehim. Sipas Erdogan Ndihma e BE-së ka qenë tepër e ngadaltë, dhe se ai i kishte bërë thirrje Francës dhe Gjermanisë për fonde shtesë. “Unë u bëj thirrje të gjitha vendeve të mbështesin projektet tana në lidhje me Sirinë”, tha Erdogan në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshmë të Kombeve të Bashkuara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy