Sulmet terroriste në Bruksel vazhdojnë të jenë ende ngjarjet që po zënë faqet e rëndësishme të gazetave ndërkomëbatare, televizionet më të rëndësishme në tregun botëror mediatik si dhe në rrjetet sociale. Kush është fajtor që dhjetra njerëz humbën jetën e aeroportin dhe metronë e Brukselit?
Për ngjarjet në Bruksel dhe për islamizmin në Europë në studion e Zulaland ishte Skënder Sherfi, poeti i njohur në Shqipëri, i lindur dhe i rritur në Belgjikë.
Sherifi për ngjarjet e ndodhura por edhe për getoizimin e myslimanëve ka fajësuar vetë myslimanët që zgjedhin të qëndrojnë mes tyre pa u integruar, por edhe qeverinë që i ka lënë të vetqeverisen pa i surverjuar apo monitoruar. “Duhet ti bënim me kohë, por i kemi lënë vetë të degradohen. Aty kemi një rini anafalbete. Këtu vjen mbreti i Arabisë Saudite ndërton një xhami, dhe qeveria e Belgjikës e ka lënë Arabinë Sudite të jetë aty. Nuk duhet të çuditemi që Belgjika u ndodh para sulmeve”, tha Sherifi në studion e Zululand.
Përveç kësaj, poeti i njohur e lidhi ekstremizmin edhe me papunësinë, mungesën e perspektivës për të rinjtë myslimane, krizën ekonomike në Europë, heqjen e asistencës sociale për të rinjtë si dhe mungesën e shkollimit.
Emisionin e plotë mund ta ndiqni më poshtë.



