
Me thirrje për drejtësi qindra himariotë protestuan mbrëmjen e djeshme duke kërkuar lirimin nga burgu të kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri. Përmes një mesazhi zanor Beleri u shpreh se nuk e ka humbur shpresën se një ditë do të marrë mandatin e kryebashkiakut, ndërsa të pranishëm në protestë ishin dhe disa kryebashkiakë grekë.



