
Ish-deputet dhe kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ka një koncept tjetër sa i takon faktit se nga se vjen divorci.
Ai shpreh mendimin se femrat e kanë rritur divorcin për arritje të barazisë gjinore.
Ka 60 vite që në vitet ’68 të revolucionit në Francë dhe Gjermani, që bëni këto punë. Nga 25 mije martesa, 13 mijë shkojnë në divorc.
Statistika është që femrat e kanë rritur divorcin për arritje të barazisë gjinore, sa na keni çuar në atë varant sa unë nuk e besoj. Shkak ka pasojë, shkaku është vajza.
Femrat e kane bërë këtë që të mos marrin përgjegjësinë burrat.
Jo unë nuk kam dështuar kam 3 fëmije në martesën e parë dhe një tjerët më martesën e dytë.
Mua me lejon doktrina ime e islamit të martohen deri në 4 herë dhe të kujdesem për ta dhe unë e kam bërë këtë. Për mua legjislacioni shqiptar me dokumente nuk është gjë. Për mua martesa është në kishë katolike e ortodokse dhe në xhami.
Unë e pranoj divorcin që mos shkoj drejt krimit. Nuk e njoh divorcin ligjor, nuk e njoh te bashkia, unë njoh martesën në kishë e xhami, jam monarkist.



