“Thyhet” Milani, Napoli mposht kuqezinjtë dhe merr kryesimin (VIDEO)

“Thyhet” Milani, Napoli mposht kuqezinjtë dhe merr kryesimin (VIDEO)

Milani ka pësuar humbjen e parë sezonale, teksa është mposhtur 1-2 nga Napoli, në ndeshjen e vlefshme për javën e 7-të në Serie A.

Kuqezinjtë zhvilluan një pjesë të parë shumë të mirë, me disa raste për shënim, por tranversa dhe porteri Meret nuk lejuan topin ë shkojë në rrjetë.

Napoli kaloi në avantazh në minutën e 55-të, me Politano, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Ky avantazh zgjati pak, pasi në minutën e 69-të, Giroud barazoi shifrat. Milani u hodh në sulm, duke iu afruar golit të avantazhit, por atë do ta gjente Napoli.

Në minutën e 78-të, Simeone, shfrytëzon në mënyrë të shkëlqyer një krosim nga e djathta, duke gjuajtur bukur me kokë dhe e ndali topin në fundin e rrjetës.

Skuadra i Piolit i shkoi sërish afër golit të dytë, por gjuajtja e Kalulu, u ndal në tranversë.

Me këtë fitore, Napoli merr kreun e renditjes me 17 pikë, po aq sa Atalanta, ndërsa Milani mbetet në vendin e pestë me 14 pikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy