Një grabitje e paprecedentë është shënuar pasditen e sotme në Aeroportin e Rinasit. Tre persona të armatosur janë futur në pistën e fluturimit nga ku mësohet dhe se kanë grabitur një sasi të konsiderueshme parash, të cilat ishin transportuar në aeroport me qëllim transferimin jashtë vendit me avion.
Më pas, grabitësit janë larguar nga vendngjarja dhe kanë djegur automjetin me të cilin udhëtonin. Ndërkohë autoritetet bëjnë me dije se Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për kapjen e grabitësve.



