Qeveria ka propozuar ndryshime në organizimin e institucioneve të administratës publike. Agron Haxhimali, drejtor ekzekutiv i Institutit për Bashkitë e Shqipërisë tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se drafti ka nevojë për konsultime të gjera dhe përmirësime të vazhdueshme.
Po ashtu Haxhimali tha se me draftin e ri cenohet autonomia e 3 grupeve kryesore të institucioneve.
Cenohet autonomia e 3 grupeve kryesore të institucioneve. Akademia, autonomia e universiteteve, ose statusi i diplomatëve, apo struktura e shërbimeve ndërkombëtare apo çështjet e ushtrisë. Nuk e gjej në një vend që t’i fus në një thes profesorin, diplomatin dhe kolonelin, mendoj se duhet të mbeten administratë publike, por e pavarur.
Për mua të treja bashkë janë pjesë e administrues në konceptin e gjerë, por nuk duhen jenë pjesë vertikale me emërime-shkarkime të qeverisë apo institucioneve të tjera. Llogaridhënia, raportet e komunikimit, apo transparenca financiare apo akte të tjera që lidhen me produktin apo shërbimin që japin këto institucione duhet t’i organeve të zgjedhur siç është Parlamenti dhe nuk duhet të jenë në varësi vertikale. Baza juridike nuk më lë shije të mirë se bie ndesh dhe me standardet e BE dhe Konventat ndërkombëtare të administrimit publik.
Frika është që na mban një administratë politike, nuk ka meritokraci. Kemi centralizim në vendimmarrje. I krijojnë këto anomali që ka nevojë t’i sqarojë legjislacioni i ri, ky drafti që pas komenteve do ketë përmirësime.
Ka një gjë që e mbështes tek ligji, p.sh krijimi i këtyre drejtorive të përgjithshme.
Ka nevojë të qartësohen disa gjëra si p.sh kush do i financojë, burokracitë e tepërta, mbikëqyrja ligjore që lidhen me atë që është hedhur në qarkullim disa agjenci autonome.
Ligji ka nevojë për konsultime të gjera dhe për sa më shumë vërejtje dhe komente dhe të merren në konsideratë nga grupet e interesit.



