Detaje nga dosja e Veliajt/ Tre vilat në Qerret dhe marrëdhënia e pandarë me biznesmenin e ndërtimit

Detaje nga dosja e Veliajt/ Tre vilat në Qerret dhe marrëdhënia e pandarë me biznesmenin e ndërtimit

Kryebashkiaku i Tiranës u vu dje në pranga me akuzën për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Sipas organit të akuzës, hetimet kanë nxjerrë në dritë ekzistencën e një mekanizmi të mirëmenduar, të vënë në funksion nga Veliaj, e shoqja dhe disa biznesmenë, me qëllim përfitimin nga fondet publike dhe pasurimin personal përmes veprimeve të kamufluara dhe të paligjshme. Konkretisht, fondet publike, me miratimin e Veliajt, janë shpërndarë te disa biznese të lidhura ngushtë me kryebashkiakun dhe më pas kanë përfunduar te organizata të kontrolluara nga bashkëshortja e tij. Këto të fundit, të cituara në dosje, janë: Partners Law, Arts Lab, Ava Studio, Nan Gallery, Byl-A, Harabel, Eventus dhe Muza, në total këto shoqëri dhe OJF kanë gjeneruar 1.1 miliardë lekë të vjetra.

Një ndër personat e përfshirë në dosje, ndaj të cilit një ditë më parë u ekzekutua masa e detyrimit të paraqitjes, është biznesmeni Gentian Sula. Në dosje, Sula, pronar i shoqërisë Agikons, del si një njohje e hershme e Veliajt, që në kohën kur ai mori detyrën e ministrit të Punës.

Në atë kohë, sipas dosjes, Veliaj i ka blerë Sulajt një pasuri të paluajtshme në zonën e Kodrës së Diellit, ndërsa jo shumë kohë më pas ka emëruar bashkëshorten e z.Sulaj zv.ministre në ministrinë që drejtonte.

Referuar kallëzimit të shtetasit Nesti Angoni, mbi të cilin ka nisur hetimi që çoi Veliaj në pranga, “që prej asaj kohe marrëdhënia e këtyre shtetasve është e pandarë. Shoqëria Agikons, me pronar shtetasin Genti Sula, ka përfituar një pafundësi ndërtimesh në Tiranë, si shkollën te ish-sheshi Shqiponja, parkun Rinia, Operan, Maternitetin, Spitalin e Ri, Godinën te Universiteti Bujqësor dhe flitet edhe për Teatrin Kombëtar”.

Më tej thuhet se Veliaj ka tre vila në fshatin rezidencial në Qerret, Kavajë, të ndërtuar nga Agikons e Sulës. Vlera e vilave arrin në 500 mijë euro. Një prej tyre, sipas kallëzuesit është shembur dhe për prishjen e saj janë përdorur makineritë e Ujësjellës-Kanalizimeve të Kavajës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy