Çani: Nuk ka gjasa që PD të dalë më e fortë nga zgjedhjet, do ikin të tjerë (VIDEO)

Çani: Nuk ka gjasa që PD të dalë më e fortë nga zgjedhjet, do ikin të tjerë (VIDEO)

Gazetari Arjan Çani thotë se gara për kreun e PD-së do të provokojë ikjen e disa figurave nga kjo parti. Në studion e lajmeve në MCN TV, Çani tha se pas humbjes së zgjedhjeve, pritet edhe një tkurrje e PD-së.

Nuk ka gjasa që PD të dalë më e fortë nga këto zgjedhje. Do të ketë të ikur të tjerë. Në një të ardhme të shpejtë të ketë një tkurrje të PD.

Sipas tij, një hapje e partisë në këto zgjedhje do të sillte demokraci të mirëfilltë brenda saj, por kjo nuk ka gjasa të ndodhë.

Bashën mund ta stresonte më shumë Agron Shehaj. Ai vjen nga radhët e biznesit dhe është i bërë vetë, punon me jashtë, është një personazh që po ta ketë seriozisht një ditë mund të ketë të ardhme. Për mua pavarësisht kush janë emrat që garojnë për të sfiduar Bashën, një gjë po bëhet gabim: duhej hapur loja që të votonin edhe ata që nuk janë anëtarë në PD. Ky do të ishte fillimi i një demokracie të paparë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy