
Gati 70% e objekteve shëndetësore në rajonin verior të Tigrayt në Etiopi janë shkatërruar dhe pajisjet janë plaçkitur. Në këtë përfundi del një raport i bamirësisë mjekësore për rajonin, i cili është përfshirë në një luftë civile.
Objektet mjekësore u sulmuan ‘qëllimisht’ për t’i bërë ato ‘jofunskionale’ tha një mjek, ndërsa organizata e bamirësisë në fjalë shtoi se situata ka një ndikim shkatërrues në popullatë.
Gjithsesi autoritet etiopiane thonë se shumica e shërbimeve shëndetësore janë rivendosur.
Konflikti në Tigray shpërtheu më 4 Nëntor 2020 kur Kryeministri Abiy Ahmed urdhëroi një ofensivë për të dëbuar ish-partinë në pushtet të rajonit, Frontin e Çlirimit të Popullit Tigray (TPLF), pasi luftëtarët e saj kishin kapur bazat ushtarake federale në rajon.
Luftimet vazhdojnë pavarësisht se Abiy deklaroi fitoren në fund të Nëntorit.



